Si gjithmonë, edhe këtë fund muaji, në Greqi do të paguhen kompensimet dhe subvencionimet e ndryshme që u ofrohen qytetarëve në nevojë.
KOMPENSIMI I QIRASË
Do të paguhet të hënën, 26 gusht, për gjithë ata që aplikuan deri më 31 korrik dhe aplikimi i tyre u miratua.
Kompensimi u jepet 279.014 familjeve me gjithsej 738.000 pjesëtarë.
Për këtë qëllim buxheti i shtetit jep një shumë mujore prej 33,84 milionë euro.
Platforma elektronike vazhdon të mbetet e hapur, me qëllim që të interesuarit të mund të aplikojnë në çdo moment.
KOMPENSIMI I SOLIDARITETIT SOCIAL (KEA)
Të martën, 27 gusht do të paguhet kompensimi i solidaritetit social (KEA), për gjithë ata përfitues, aplikimet e të cilëve u miratuan deri më 31 korrik.
Do të paguhen gjithsej 57,6 milionë euro për 272.643 familje përfituese, me më shumë se 480.000 pjesëtarë.
Edhe platforma elektronike e kompensimit të solidaritetit vazhdon të mbetet e hapur, me qëllim që të interesuarit të mund të aplikojnë në çdo moment.