Dimensioni human e social i Kompanisë Neranxi është shfaqur përsëri në darkën përmbyllëse të Ramazanit.
Presidenti i Kompanisë, zoti Nikollaq Neranxi, ka shtruar një darkë madhështore në restorant Divina te Blloku, ku të ftuarit kanë kaluar një mbrëmje të denjë për këtë ditë të shenjtë.
Vetë Nikollaq Neranxi, ka postuar një video në facebook, me shënimin që vijon:
“Asnjëherë më parë, restorant Divina nuk ishte populluar me njerëz kaq të bukur dhe fisnikë. Në darkën përmbyllëse të muajit të madherishëm të Ramazanit, Kompania Neranxi shtroi një iftar për disa zonja dhe fëmijët e tyre, me pamundësi ekonomike dhe probleme të mëdha sociale. Jemi të lumtur që në një darkë kaq të shenjtë, ata nuk u ndjenë vetëm! Gëzuar dhe mbarësi për të gjithë!”.
Kompania Neranxi dhe vetë presidenti i saj, janë të njohur për aktet sistematike të bamirësisë.