0030 210 33 18 483

Komisioni Europian: 2 mld euro për kreditim të bizneseve greke

TV Tribuna 04 Prill 2020

Komisioni Europian ka miratuar që t'i jepet Greqisë një grant me vlerë 2 miliardë euro, që do të përdoren për krijimin e një fondi garancie me qëllim kreditimin e biznesit dhe në kuadër të përballimit të pasojave të Koronavirusit.
Ky vendim u përshëndet nga ministri grek i zhvillimit Adonis Georgiadis, sipas të cilit "bankat do të disbursojnë menjëherë kredi me vlerë të përgjithshme deri 7 miliardë euro. Ristartimi i ekonomisë tonë po garantohet".
Zëvendëspresidentja e KE, Margreth Vestager, deklaroi se "skema greke me vlerë 2 miliardë euro që miratuam sot, lejon dhënien e garancive për kredi të lehta që do të ndihmojnë bizneset greke për të mbuluar nevojat emergjente me kapitale të nevojshme për vazhdimin e aktivitetit të tyre në këto kohë të vështira". 
Kreditimi është i hapur për gjithë bizneset greke, me përjashtim të institucioneve të ndërmjetësimit financiar.
 

Ndaje me miqte