0030 210 33 18 483

Koke: Real Madrid? Vetëm dy ndeshje në kampionat. Ne synojmë Trofe

Tribuna News 21 Korrik 2024

Koke, kapiteni i Atletico Madrid, ka qenë një simbol i klubit dhe një burim frymëzimi për shokët e skuadrës dhe tifozët. Edhe pse Reali i Madridit shihet si favorit për fitimin e La Ligës, mesfushori spanjoll mbetet i vendosur dhe plot besim.

"Duhet të kemi entuziazëm dhe dëshirë për të punuar, por mbi të gjitha ëndrra të mëdha: kështu përgatitesh mirë për sezonin e ri," tha Koke. "Objektivat i vendos klubi, por ne futbollistët duhet të jemi ambiciozë dhe të shohim përtej limiteve tona. Tifozët tanë presin të fitojmë trofe, dhe të njëjtën dëshirë kemi edhe ne. Shpresojmë që sezonin e ri të sigurojmë ndonjë prej kupave."

Duke komentuar për Realin e Madridit, Koke tha: "Ata kanë krijuar një ekip me yje dhe spektakolar, por ne e kemi detyrim të konkurrojmë me ta. Mos të harrojmë që nuk i luajmë të gjitha ndeshjet e kampionatit ndaj tyre. Do të sfidojmë Realin vetëm dy herë. Ambicia nuk duhet të na mungojë, por më parë le të fokusohemi te ndeshja e parë kundër Villarealit. Një test i vështirë për ne."

Koke, 32 vjeç, është pjesë e ekipit të parë të "Colchoneros" që nga viti 2011. /Supersport

 

Ndaje me miqte