0030 210 33 18 483

Kodi i ri i emigracionit, si merret leja 10 vjeçare dhe Epi Makron

TV Tribuna 18 Korrik 2024

Kodi i ri i emigracionit, që hyri në fuqi para tre muajsh, ka zgjeruar gamën e përfitimit të lejes 10 vjeçare apo 5 vjeçare (Epi Makron).

 

Leje 10 vjeçare, fillestare

Kohëzgjatja deri 10 vjet

Paravolo 900 euro

Dokumentacioni që kërkohet

1. Kopje e pasaportës

2. Leja e qëndrimit

3. Vërtetim i aftësisë siguruese (asfalistiki ikanotita), apo kontratë siguracioni privat aty ku lejohet nga ligji

4. Tituj qëndrimi nga të rezultojë qëndrimi i ligjshëm 10 vjeçar deri në datën e aplikimit.

5. Dëshmi e plotësimit të detyrimeve tatimore (forolojiqi dilosi)

6. Çdo lloj dokumenti që mund të provojë integrimin social të aplikantit, si pasja e lidhjes familjare me një qytetar grek, familjarizim me doket dhe zakonet e shoqërisë greke, pjesëmarrje në veprimtari vullnetare, ekipe sportive, veprimtari të bashkisë dhe të shoqërisë civile.

 

Leje 10 vjeçare nga ajo Pa afat (Aoristi)

Kohëzgjatje deri 10 vjet

Paravolo JO


Dokumentacioni që kërkohet

1. Kopje e pasaportës

2. Leja e qëndrimit pa afat

 

Leje 10 vjeçare me arsimim në Greqi

Kohëzgjatja deri 10 vjet

Paravolo 300 euro

 

Dokumentacioni që kërkohet

1. Kopje e pasaportës

2. Leja e qëndrimit

3. Vërtetim i aftësisë siguruese (asfalistiki ikanotita), apo kontratë siguracioni privat aty ku lejohet nga ligji

4. Vërtetim për kryerjen e të paktën 6 viteve mësim në shkolla greke të nivelit të parë apo të dytë para se të mbushin moshën 23 vjeç


Leje 10 vjeçare me lindjen në Greqi

Kohëzgjatja deri 10 vjet

Paravolo 300 euro


Dokumentacioni që kërkohet

1. Kopje e pasaportës

2. Leja e qëndrimit

3. Vërtetim i aftësisë siguruese (asfalistiki ikanotita), apo kontratë siguracioni privat aty ku lejohet nga ligji

4. Çertifikatë lindjeje në Greqi (Liksiarhiki Praksi Genisis)


Leje 10 vjeçare nga pjesëtar i familjes së grekut

Kohëzgjatja deri 10 vjet

Paravolo JO


Dokumentacioni që kërkohet

1. Kopje e pasaportës

2. Buletini i qëndrimit (Deltio Diamonis)

3. Kopje e gjithë faqeve të pasaportëve që përfshijnë dy vitet e fundit para aplikimit, nga rezulton koha e mungesës nga vendi.

2. Vërtetim për aftësinë siguruese (asfalistiki ikanotita) apo kontratë siguracioni privat


Leje Epi makron nga 10 vjeçare

Kohëzgjatja deri 5 vjet

Paravolo JO


Dokumentacioni që kërkohet

1. Kopje e pasaportës

2. Leja e qëndrimit 10 vjeçare

3. Kopje e gjithë faqeve të pasaportave që përfshijnë periudhën e 5 viteve të fundit para aplikimit, nga rezulton koha e mungesës nga vendi.

Ndaje me miqte