Klement Balili është vetëdorëzuar këtë të martë në polici. Lajmi konfirmohet nga burime për tvklan.al.
Vetëdorëzimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi një burim nga Ministria e Drejtësisë njoftoi se Greqia i është përgjigjur në fund të dhjetorit të kaluar, përmes një letërporosie, kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që këmbëngulte t’i dorëzoheshin prova shtesë të 46-vjeçarit.
Balili Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Ai kërkohej për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.
I mbiquajturi “Eskobari i Ballkanit” është një ndër emrat e botës së krimit i përmendur jo pak dhe nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, kur foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, mes të cilëve ishte dhe Klement Balili.