Ke leje 10-vjeçare? Ja çfarë të duhet për rinovimin
TV TRIBUNA
07 Shkurt 2023
Shumë prej bashkatdhetarëve që kanë leje 10 vjeçare në momentin që do ta rinovojnë, do të detyrohen të “zbresin” shumë shkallë më poshtë dhe në rastin më të mirë do të marrin leje Epi makron (ose 5-vjeçare) dhe në rastin më të keq, leje 3 vjeçare.
Kjo për shkak se leja 10 vjeçare jepet vetëm për një herë, ndërsa leja Epi makron ka disa kushte që mjaft prej emigrantëve nuk munden t’i plotësojnë.
Nga leje 10 vjeçare në 3 vjeçare
Kohëzgjatja: deri 3 vjet
Mundësi punësimi: Po
Paravolo: 150 euro
Dokumentacioni:
Pasaporta e vlefshme
Leja e qëndrimit
Vërtetim siguracioni apo vërtetim i aftësisë siguruese (Asfalistiki Ikanotita)
Kopje e gjithë faqeve të pasaportave që mbulojnë 10 vjeçarin e fundit para kërkesës për rinovim apo vërtetim nga policia mbi hyrje-daljet në Greqi
Deklarata tatimore (ekatharistiko) e vitit të fundit para aplikimit