0030 210 33 18 483

Kanada: Kaos në rrjetet sociale për takat e larta rozë të politikanëve

Tribuna News Network 25 Prill 2023

Lëvizja e disa politikanëve për të “parakaluar” me taka të larta rozë ka ndezur polemika në Kanada. Pamjet e skenës së pazakontë, të postuara në Twitter nga ministri i Transportit i Kanadasë, Omar Alghabra, kanë mbledhur miliona shikime.

Arsyeja e një videoje të postuar ku shihen politikanë meshkuj kanadezë duke ecur me taka rreth një tavoline. Qëllimi ishte të mbështeste kauzën e luftës kundër dhunës ndaj grave. Por gjesti u prit me sarkazëm në rrjetet sociale, ku shumë e panë atë si qesharak dhe të panevojshëm për gratë.

 

Sipas ministrit kanadez të Transportit, ky gjest kishte për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për luftën kundër dhunës ndaj grave. “Dhuna ndaj grave është ende e përhapur në shoqërinë tonë.

“Shpresa në taka” është një ngjarje që ndërgjegjëson për dhunën ndaj grave, ndërkohë që inkurajon burrat dhe djemtë të jenë pjesë e zgjidhjes. Kam veshur takat ikonike rozë për të mbështetur këtë kauzë të rëndësishme”, tha Omar Alghabra.

Ndaje me miqte