Specialistët e Strukturave të Drejtorisë Antitrafik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave bllokuan barna kontrabandë në pikën kufitare të Kakavijes.
Kutia me një sasi të konsiderueshme me barna kontrabandë është evidentuar gjatë procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V.
Drejtoria Antitrafik dhe Dega Doganore Kakavije kanë bërë bllokimin e menjëhershëm të tyre.