Këpucët dhe fanella e Pogba shiten në ankand për 38 000 euro
ATSH
30 Prill 2019
PARIS, 30 prill /ATSH-AFP/ – Këpucët e futbollit dhe fanella e kampionit botëror të futbollit Paul Pogba u shitën për 37 700 euro dje në një ankand të organizuar nga shtëpia e ankandeve Christie’s.
Këpucët që kampioni mbajti veshur më 15 korrik 2018 në finalen e Botërorit u shitën për 30 000 euro.
Fanella e Pogbas që mbante të veshur për ndeshjen Francë-Holandë në 2017, e rëndësishme për kuafikimin në Kupën e Botës u shit për 3 000 euro.
Një tjetër fanellë që kampioni veshi në çerek finalen e Euro-2016 mes Francës dhe Islandës mundi të mbledhë 4 000 euro.
Në fund, një top i Ligës së Kampioneve me autografin e Paul Pogba u shit për 300 euro.
Të gjitha fondet e mbledhura do t’i dhurohen shoqatës ”Les Etoiles de la source” e cila punon për integrimin dhe riintegrimin nëpërmjet sportit të të rinjve nga mosha 12 deri në 25 vjeç të cilët kanë probleme sociale ose vështirësi në mësime.
Ndaje me miqte