0030 210 33 18 483

Juncker: "Greqia në verë bëhet si gjithë vendet normale të eurozonës"?

Tribuna TV 26 Prill 2018

Greqia në verë do të bëhet një vend kaq normal sa edhe vendet e tjera të Eurozonës”, deklaroi presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Gjatë deklaratave të përbashkëta me kryeministrin Tsipras në Athinë.

“Duhet të fokusojmë vëmendjen tonë në çështjen e reduktimit të borxhit. Greqia do të duhet të vazhdojë programin dhe unë jam absolutisht i kënaqur me mënyrën se si avancon Greqia. Performanca e Greqisë dhe sakrificat e grekëve janë të jashtëzakonshme. Greqia ka përqindjen më të madhe të thithjes së financimeve nga fondi europian i investimeve dhe perspektivat për ekonominë janë pozitive”.

I pyetur nëse dalja e Greqisë nga programi i shpëtimit do të jetë e pastër, zoti Juncker nënvizoi: “Kurrë nuk kam qenë tifoz i shtrëngesës së verbër. Duam të bëjmë çdo përpjekje me qëllim që dalja e Greqisë nga memorandumet të jetë e pastër”.

Presidenti i Komisionit Europian vuri më tej në dukje se zhvillimi ekonomik është rikthyer në Greqi dhe në Europë. “Gjithë reformat në Greqi ndjekin rrugën e duhur”, tha Juncker.

Nga ana e vet, kryeministri Tsipras, veçoi kontributin e Komisionit Europian në përpjekjet për rimëkëmbjen e Greqisë, duke theksuar se gjendemi shumë afër rregullimit përfundimtar për reduktimin e borxhit. “Besoj se pasaporta për daljen e pastër nuk është tjetër veçse performanca madhore e ekonomisë greke”, tha Tsipras.

Kryeministri nënvizoi se “gjatë qeverisjes tonë i kemi tejkaluar objektivat fiskalë, kemi krijuar një dinamikë solide dhe çdo vit arrijmë suficit primar mbi 3,5%”.

Tsipras tha gjithashtu se nuk duhet të përsëriten gabimet e të kaluarës. Duhet. Shtoi, të intensifikohen përpjekjet për lehtësimin e plagëve të krizës. “nevojitet një perspektivë e zhvillimit të drejtë dhe jetik. Po negociojmë një model të ri prodhimi, shtyllë e të cilit do të duhet të jenë edhe kushtet e punës”, tha kryeministri grek.

Ndaje me miqte