Janë pjekur kushtet për heqjen e capital controls
Tribuna TV
14 Maj 2018
Zëvendësministri grek i ekonomisë, Stelios Pitsorlas, është shprehur se “janë pjekur kushtet për heqjen e kufizimeve në qarkullimin e kapitaleve (capital controls).
“Po krijohet një klimë e ndryshme në ekonomi pas finalizimit të suksesshëm të stres testit për bankat dhe tashmë janë pjekur kushtet për heqjen e capital controls-eve. Nuk ka arsye të shtyhet ekzistenca e tyre dhe kjo do të ndihmojë në prurjen e kapitaleve dhe ecurinë e ekonomisë”, deklaroi Pitsorlias duke folur në konferencën “Investimet në Greqi dhe perspektiva e zhvillimit 2018”.
Ndaje me miqte