0030 210 33 18 483

Ja kush mund të lëvizë jashtë Greqisë me "Veveosin"?

TV TRIBUNA 26 Janar 2020

Edhe këtë vit autoritetet greke kanë nxjerrë urdhërin që  u mundëson shtetasve nga vendet e treta që nuk kanë marrë në dorë lejen e qëndrimit, të udhëtojnë për në atdhe e të kthehen pa problem në Greqi.

Këtë të drejtë e gëzojnë vetëm ata që kanë vërtetimin Blu apo vërtetimin e posaçëm.

NUK PËRFITOJNË: Ata që kanë vërtetim të bardhë, pra që kanë aplikuar për leje të jashtëzakonshme si dhe ata që kanë vërtetim të posaçëm, për arsye se ndodhen ne fazë hetimi apo u është ndaluar dalja jashtë Greqisë.

Duhet të bëni shumë kujdes, pasi në rrjetet sociale nga zyra të caktuara është krijuar përshtypja që nga kjo masë përfitojnë të gjithë emigrantët që kanë një vërtetim çfarëdo.

Më poshtë vijon vendimi i nënshkruar nga ministri i mbrojtjes së qytetarit:

Me vendim të ministrit të mbrojtjes së qytetarit dhe me qëllim lehtësimin e shtetasve nga vendet e treta që i nënshtrohen dispozitave të nenit 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014, lejohet gjatë periudhës kohore nga 01.01.2020 deri 31.12.2020 dalje dhe kthimi në Greqi, përderisa kanë dalë nga Greqia brenda këtij afati kohor, kanë pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi të vlefshëm dhe VËRTETIM se kanë depozituar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për leje fillestare apo rinovimin e lejes së qëndrimit, në bazë të dispozitave përkatëse të nenit 8 paragrafi 7 dhe neni 9 paragrafi 4 i ligjit 4251/2014.

ÇFARË THOTË NENI 9 PARAGRAFI 4 I LIGJIT 4251/2014?

Shtetasi i vendit të tretë që ka dorëzuar kërkesën për nxjerrjen e lejes së qëndrimit dhe i është dhënë vërtetimi, qëndron në mënyrë të ligjshme në vend për sa kohë ka vlefshmëri vërtetimi. Mbajtësi i këtij vërtetimi gëzon gjithë të drejtat që i ofron leja e qëndrimit.

OSE VËRTETIM TË POSAÇËM mbi bazën e dispozitave të nenit 25 të ligjit 4251/2014.

ÇFARË THOTË NENI 25 I LIGJIT 4251/2014?

Shtetasit të vendit të tretë ndaj të cilit është nxjerrë vendimi për anulimin e lejes së qëndrimit dhe kundër të cilit ka ushtruar apelim, i jepet vërtetim i posaçëm... Vërtetimi ka kohëzgjatje deri në shpalljen e vendimit nga gjykata administrative dhe mbajtësi i këtij vërtetimi gëzon gjithë të drejtat që i ofron leja e qëndrimit që i është anuluar apo nuk është rinovuar.

Gjatë periudhës nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2020, u jepet mundësia gjithë këtyre shtetasve të vendeve të treta të shkojnë në atdheun e tyre dhe kthehen në Greqi, më shumë se një herë.

Gjithashtu lejohet kthimi në Greqi, përderisa të interesuarit kanë dalë nga Greqia brenda vitit 2019 për të vizituar atdheun e tyre, disponojnë vëtetimet e mësipërme dhe nuk është shpallur akoma vendimi refuzues ndaj kërkesës së tyre për lje fillestare apo rinovimin e lejes së qëndrimit.

Vihet në dukje se mundësia e daljes dhe e kthimit në Greqi nuk u ofrohet poseduesve të vërtetimit të posaçëm që iu dha në bazë të nenit 25, paragrafi 5 të ligjit 4251/2014, përfundon urdhëri i ministrit, që u është dërguar gjithë pikave të kalimit kufitar.

Në këtë kategori të fundit bëjnë pjesë shtetas të vendeve të treta që janë liruar me kusht, apo ndaj të cilave janë marrë masa ndaluese për shkak se ndodhen në proces hetimi apo gjykimi.

Ndaje me miqte