Itali: Rëndohet situata, 627 vdekje në 24 orët e fundit
Zëri i Amerikës
21 Mars 2020
Një numër i madh pacientësh kanë mbushur spitalet në Spanjë dhe Itali ndërsa numri i vdekjeve në rang global e ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë personash.
Italia është vendi më i goditur në Evropë. Vetëm të premten u raportuan 627 vdekje të tjera, rritja më e madhe ditore për vendin, që nga fillimi i shpërthimit të virusit vdekjeprurës. Deri tani numri i vdekje në Itali ka arritur në mbi 4 mijë më shumë sesa Kina, ndërsa 47 mijë persona rezultojnë të infektuar. Shifrat vazhdojnë të rriten pavarësisht vendimit të autoriteteve për një izolim mbarëkombëtar.
Ndaje me miqte