Ish-presidenti peruan vetëvritet gjatë përpjekjes për arrestim nga policia
18 Prill 2019
Ish-presidenti peruan, Alan Garcia vdiq të mërkurën pasi qëlloi veten në kokë me armë zjarri gjatë një përpjekjeje për arrestim në lidhje me akuza për korrupsion.
“Kur policia mbërriti në banesën e Garcia Lima, ai tha se do të telefononte avokatin e tij dhe u ngjit për në dhomë”, njoftoi ministri i Brendshëm, Carlos Moran në një konferencë për shtyp.
“Më pas u dëgjua një e shtënë. Policia hapi me forcë derën dhe gjeti Garcian të ulur me një plagë në kokë”, sipas ministrit.
Gjykata kishte urdhëruar që ish-presidenti 69-vjeçar të burgosej për 10 ditë ndërkohë që po zhvilloheshin hetimet në lidhje me një skandal korrupsioni të shtrirë në të gjithë kontinentin e Amerikës Latine ku përfshihet kompania braziliane e ndërtimit “Odebrecht”.
Ndaje me miqte