Industrialistët: Ekonomia greke, imazh përgjithësisht pozitiv
Tribuna TV
14 Maj 2018
Ekonomia greke paraqet përgjithësisht një imazh pozitiv, ndërkaq mospërfundimi i inspektimit nga kreditorët në kombinim me paqartësitë në ushtrimin e politikës ekonomike pas përfundimit të programit të shpëtimit, krijojnë trysni në perspektivën e rritjes ekonomike të vendit.
Këtë nënvizon Lidhja e Industrialistëve Grekë (SEV) në buletinin mujor të zhvillimeve ekonomike, duke vënë në dukje posaçërisht rritjen e prodhimit industrial dhe shitjes me pakicë, treguesit pozitivë për ecurinë e turizmit -ku për 2018 pritet një tjetër rekord- stabilizimin e situatës së depozitave bankare familjare dhe forcimin e klimës ekonomike në prill 2018 që ishte pranë nivelit të lartë të shkurtit të këtij viti.
Ndaje me miqte