Një i ri shqiptar dhe mikesha e tij polake kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të qendrës së Athinës.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03,00 duke u gdhirë e diel, në rrugën Agiu Meletiou.
Një motoçikletë u përplas me një autoveturë. Përplasje ishte shumë e fuqishme.
Drejtuesi i motoçikletës, shtetasi shqiptar me moshë 26 vjeç, vdiq thuajse menjëherë pas përplasjes. Ndërsa mikesha e tij polake, 23 vjeç, u plagos mjaft rëndë dhe ndërroi jetë mesditën e të dielës, në spital.
Ajo që indijon është se drejtuesi i autoveturës, në vend që t’u ofronte ndihmën e parë dy të rinjve, i la të dy të shtrirë në asfalt dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia ka grumbulluar prova nga vendi i aksidentit, ndërsa po kërkon për materiale të mundshme filmike nga kamerat e sigurisë në zonë.
Duke shpresuar që të evidentohet dhe të vihet para përgjegjësisë drejtuesi i pa ndërgjegjshëm, që i la në mëshirë të fatit dy të rinjtë.