0030 210 33 18 483

Huawei në ekspansion pavarësisht presioneve

TV Tribuna 30 Mars 2019

Gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei deklaroi se shitjet e tij nga viti i kaluar kanë arritur mbi 100 miliardë dollarë, pavarësisht presionit nga qeveria amerikane.
Shitjet globale të Huawei në vitin 2018 kanë arritur në 721,2 miliardë juanë, thënë ndryshe 105,2 miliardë dollarë, me 19,5% më shumë se vitin e kaluar.
”Fitimet u rriten me 25% nga viti në vit me 59,3 miliardë juanë”, tha kompania në raportin e saj vjetor.
Të ardhurat u rriten nga shitjet tek konsumatorët dhe ndërmarrjet, secili prej tyre pati rritje dyshifrore.
Megjithatë, të ardhurat nga kompanitë e telekomunikacionit ranë me 1,3% nga viti i kaluar duke reflektuar presionin e qeverisë amerikane mbi vendet e tjera duke mos i lejuar të zhvillojnë rrjetin 5G me Huawei-n për arsye sigurie.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Huawei-n se ka vjedhur sekrete tregtare, se ka tentuar të shkelë sanksionet e Iranit dhe se ka ndihmuar qeverinë kineze të spiunojë, megjithatë nuk ka paraqitur prova për akuzat e spiunazhit.
Huawei paditi këtë muaj qeverinë amerikane për ndalimin e marrëdhënieve me agjencitë qeveritare që bashkëpunojnë me Huawei-n apo kompanitë që përdorin pajisjet e tyre.

Ndaje me miqte