Në një përplasje të ashpër ndërmjet kryeministrit Aleksis Tsipras dhe shefit të opozitës Kyriakos Mitsotakis, ka evoluar gjatë pasdites debati parlamentar për gjendjen e ekonomisë greke.
Sa shefi i qeverisë, aq edhe ai i opozitës, kanë përdorur shprehje të ashpra në fjalimet e tyre.
Tsipras e cilësoi Mtsotakisin “mashtrues politik” dhe “spekulant” që bën karrierë në bazë të parimit “sa më keq për popullin aq më mirë për ne”.
Nga ana e vet, Mitsotakis e cilësoi në mënyrë të përsëritur zotin Tsipras si “gënjeshtar”, “shpifës” dhe “kryeministër në largim”.
Përplasja ka vazhduar edhe gjatë ndërjyrjeve të dyta që ata kanë bërë. Tsipras i tha Mitsotakisit se është “definimi i termit korrupsion në historinë moderne politike2 dhe se me “paroksizmën tuaj të ekstremit të djathtë bëheni i rrezikshëm për vendin”.
Mitsotakis e akuzoi kryeministrin se madje edhe sot deklarohet krenar për referendumin e 5 korrikut 2015 që mbylli bankat, duke theksuar se atëherë Tsipras mashtroi gjithë krerët e opozitës duke u thënë se nuk do të bënte zgjedhje dhe pas 40 ditësh shkoi në zgjedhje të parakohshme.