Kur hyni te kjo platformë dhe shtypni Nomimi Metanstefsi, hapet përsëri vetëm ikona takim për marrjen e lejes së qëndrimit.
Duhet të keni parasysh që, nëse nuk keni hyrë më, duhet të bëni regjistrimin, EGGRAFI.
Nëse regjistrimin e keni bërë më herët, atëherë do të shkoni direkt tek HYRJA, EISODOS dhe do të vendosni korin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ashtu siç i keni zgjedhur gjatë regjistrimit.
Këtu do të shtypni RANDEVU GIA ANANEOSI
Plotësoni të dhënat që ju kërkohen dhe në fund shtypni TELOS, pra fund.
Nisur nga ngarkesa de madhe që pritet të ketë platforma, ministria e emigracionit ka udhëzuar që prioritet do t’u jepet fillimisht atyre që iu ka skaduar leja e qëndrimit në gjashtëmujorin e parë të 2020-s apo dhe më herët.
Kështu, që nëse leja juaj skadon më vonë, mos u shtyni që tani. Më e mundshmja është që sistemi mos t’ju japë një datë për tani.