Konfederata e Përgjithshme Sindikale Greke (GSEE), u bën thirrje gjithë punonjësve që të mërkurën më 30 maj 2018, të marrin pjesë masivisht në grevën e përgjithshme 24 orëshe.
Thirrja ka të bëjë edhe me pjesëmarrjen në tubimin e protestës në sheshin Klathmonos në Athinë, në ora 11,00.
Siç vihet në dukje në njoftimin e Konfederatës, greva 24 orëshe dhe tubimi i protestës organizohen në kuadër të “Aleancës Sociale”, në bashkëpunim me Unionin Sindikal të sektorit publik (ADEDY), dhe forumet përfaqësuese të shpqërisë civile që, siç nënvizohet, “Janë goditur nga politikat e vazhdueshme katastrofike të shtrëngesës, të papunësisë dhe supertatimeve”.