Greqia, çështja e parë në axhendën e Eurogrupit
Tribuna TV
24 Maj 2018
Ministrat e financave të Eurozonës do të mblidhen të enjten pasdite në takimin e tyre dhe Greqia do të jetë çështja e parë që do të diskutohet, sipas axhendës së publikuar nga presidenti i Eurgrupit, Mario Centeno.
Ministrat do të shqyrtojnë progresin e negociatave të Athinës me kreditorët, mbi bazën e informimit nga misioni i institucioneve që ishte tash së fundi në kryeqytetin grek.
Nëse vlerësimi i misionit është pozitiv, Eurogrupi do të vendosë muajin e ardhshëm, në qershor, gjithë elementët për të garantuar daljen e suksesshme të Greqisë nga programi i shpëtimit, në muajin gusht.
Ndërsa Greqia është e pritur që të verë në zbatim masat e reja para takimit të eurogrupit të 21 qershorit.
Në prag të këtij takimi, një zyrtar i lartë europian kishte shprehur kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes teknike midis Athinës dhe misionit të kreditorëve. Buri ishte shprehur i sigurt se gjithë vendimet për daljen e Greqisë nga programi i shpëtimit, përfshirë dhe masat për lehtësimin e borxhit, do të merren në takimin e Eurogrupit të 21 qershorit.
Ndaje me miqte