Greqia fiton çmimin "Oscar për Turizmin"?
Tribuna TV
14 Maj 2018
Greqia ka fituar të ashtuquajturin “Oscar për Turizmin” nga Qendra Ndërkombëtare për Promovimin dhe Zhvillimin e Industrisë së Turizmit dhe Ushqimit – SACEN International, ndërsa është evidentuar si destinacioni kulmor në Mesdhe dhe Europën Juglindore për vitin 2018.
Siç vihet në dukje në një deklaratë për shtyp të Entit grek të Turizmit (EOT), juria i përzgjedh fituesit në kategoritë e mëposhtme:
Destinacion turistik, turizëm profesional, destinacion kulturor, agjenci turistike, turizëm gastronomik, biznesi më i mirë në lëmin e ushqimit, personaliteti i vitit për turizmin në Mesdhe dhe Europën Juglindore.
Për këtë arsye juria zhvillon vizita pune në 18 vendet pjesëmarrëse dhe konkretisht në:
Francë, Spanjë, Itali, Austri, Hungari, Turqi, Rumani, Bullgari, Slloveni, Kroaci, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi, Tunizi, Maltë, Qipro, Greqi, Serbi.
Ndaje me miqte