Një 31-vjeçare shqiptare, e cila jeton në Greqi, rezulton të jetë zhdukur që prej datës 17 Dhjetor. Alarmi “Amper Alert” është dhënë nga policia greke, që e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur 31-vjeçaren
Ajo quhet Aurora Mici, gjurmët e saj kanë humbur në Follorinë në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha dhe kishte çantë të zezë. Në duar kishte shenja djegieje.
Në rast se dikush di diçka për të, është i lutur të telefonojë në “Linjën e jetës” (Grami Zois”, në numrin SOS 1065, gjatë gjithë 24 orëshit.