Policia greke ka asgjësuar një parcelë me kanabis në një zonë pyjore në qytezën Inoi, rreth 50 km në veri të Athinës.
Në pranga ka rënë një shtetas shqiptar me moshë 50 vjeç, që sipas policisë përgjegjës për organizimin dhe kultivimin.
Sipas njoftimit zyrtar zbulimi u arrit pas marrjes së informacioneve dhe analizimit të hartave topografike, pasi parcela ndodhej në një zonë malore dhe të vështirë për t’u aksesuar.
U asgjësuan 930 fidanë kanabis, me lartësi, nga 10 – 95 centimetra.
I arrestuari është dërguar në prokurorinë e Athinës ku po merret në pyetje.