Në Greqi një tjetër person i infektuar nga Koronavirusi ka humbur jetën mbrëmjen e të dielës në spitalin e Rios ku po kurohej, u njoftua të hënën paradite.
Kështu, numri i të vdekurve nga Covid -19 në Grteqi shkon në 16.
Sipas burimeve mediatike, 64 vjeçari ndodhej që prej dhjetë ditësh në reanimacion dhe trajtohej me respirator.