Pas Kretës dje, lëkundje tërmeti janë shënuar paraditen e të martës në pjesën perëndimore të vendit.
Tërmeti i shënuar në orën 05,50, është ndjerë në Ahaia, Ilia dhe Etoloakarnania.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, magnituda e tërmetit ishte 4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra u lokalizua 22 km në jugperëndim të Patras.
Ndërkaq, sipas Qendrës sizmike të Euro-Mesdheut, magnituda ishte 4,1 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte 3 km në verilindje të komunës Lappa, ndërsa thellësia u përllogarit në 10 km.