0030 210 33 18 483

Greqi, si të aplikoni për ulje çmimi në energjinë elektrike

TV TRIBUNA 09 Gusht 2019

Përfituesit e Faturës sociale të energjisë (Kinoniko Timologio -KOT) do të duhet që deri në fund të muajit gusht 2019 të aplikojnë për përfshirjen në program.

Sipas kuadrit ekzistues, përfituesit e KOT duhet që të aplikojnë çdo vit, një muaj pas skadimit të afatit të deklaratës tatimore (forologiki dilosi), që skadoi në muajin korrik.

Aplikimet bëhen në mënyrë elektronike në platformën e qeverisjes elektronike www.idika.gr

Platforma do të hapet ditët e ardhshme.

Sipas një vendimi të qeverisë, ka dy kategori përfituesish të KOT.

KATEGORIA E PARË, KOT A: Përfshihen gjithë ata që plotësojnë kushtet për marrjen e kompensimit të solidaritetit (Kinoniko isodima alilegis) dhe përfitojnë ulje 0,075 euro për kilovator.

KATEGORIA E DYTË, KOT B: Përfshihen konsumatorë që përmbushin disa kritere të caktuara lidhur me të ardhurat dhe pasurinë e patundshme. Për këtë kategori ulja është 0,045 euro për kilovator.

Kur të hapet platforma, të interesuarit duhet të bëjnë këto 6 hapa:

HAPI 1: Futesh në adresën www.idike.gr dhe klikon te ikona KOINONIKO OIKOGENIAKO TIMILOGIO). Do t’ju kërkohet AMKA, si dhe konsensusi për përpunimin e të dhënave personale.

HAPI 2: Pas konsensusit tuaj, shfaqet formulari që përmban disa nga të dhënat tuaja. Përzgjidhni se për cilën kategori KOT do të aplikoni.

HAPi 3: Është e domosdoshme të plotësoni numrin e sahatit (ARITHMOS PAROHOU ILEKTRIKIS ENERGIAS). Gjithashtu kërkohet e-mail dhe një numër celulari që do të përdoren për dërgimin e njoftimeve të rastit.

HAPI 4: Për aplikime KOT A nevojitet që të keni kërkesë të miratuar për kompensimin e solidaritetit.

HAPI 5: Përderisa është dhënë konsensusi nga gjithë pjesëtarët e rritur të familjes, dhe janë plotësuar gjithë rubrikat e formularit, do të shfaqet njoftimi nëse përmbushni ose jo kushtet.

HAPi 6: Që aplikimi juaj të finalizohet, duhet të shtypni ikonën YPOVOLI AITISIS. Në rast se i përmbushni kriteret, do të shfaqet limiti i konsumit katërmujor që faturohet në bazë të faturës sociale.

Në rast të kundërt, do të shfaqen arsyet përse ju refuzohet aplikimi.

 

Limiti i të ardhurave familjare që të përfitohet Fatura Sociale

Familje me një anëtar: 9.000 euro

Familje e përbërë nga dy të rritur ose një prind dhe një pjesëtar i mitur: 13.500 euro

Familje e përbërë nga dy pjesëtarë të rritur dhe një i mitur ose familje me një prind dhe dy të mitur: 15.700 euro

Familje e përbërë nga tre pjesëtarë të rritur apo dy të rritur dhe dy të mitur apo familje me një prind dhe tre të mitur: 18.000 euro

Familje e përbërë nga tre të rritur dhe një i mitur apo dy të rritur dhe tre të mitur apo familje me një prind dhe katër të mitur: 24.750 euro

Familje e përbërë nga katër të rritur apo dy të rritur dhe katër të mitur apo familje me një prind dhe pesë të mitur: 27.000 euro

Ndaje me miqte