Masat kufizuese që janë në fuqi në Greqi për shkak të Koronavirusit shtyhen deri në orën 6 të mëngjesit të datës 27 prill, deklaroi të shtunën zëvendësministri i mbrojtjes civile dhe menaxhimit të krizave, Nikos Hardalias.
"Uniteti, vendosmëria dhe disiplina që ka treguar shumica dërrmuese e qytetarëve na ka mundësuar të ndjekim një rrugë të ndryshme nga shumica e vendeve të tjera", vuri në dukje Hardalias.
Mirëpo, shtoi, ky rezultat mundet që brenda pak orëve ose pak ditëve të përmbyset. Prandaj, që të garantohet, duhet të vazhdojmë respektimin e e masave me të njëjtën këmbëngulje dhe durim.