Një 56-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Faliro të Kavallës.
Mediat greke raportojnë se Kristo Çepa ka mbetur i bllokuar gjatë punës nga një ekskavator , ndërkohë gjatë nxjerrjes së tij është lënduar edhe një zjarrfikës. Viktima menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij.
Për nxjerrjen e trupit është thirrur Shërbimi Zjarrfikës, i cili ka shkuar menjëherë në vendngjarje, fatkeqësisht plagët e marra në trup i morën jetën shqiptarit.