Të martën, ministria greke e shëndetësisë, njoftoi se u konstatuan edhe 5 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 89 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Sipas ministrisë, katër rastet e reja janë të afërm të një pacienti që është ekzaminuar faktikisht me Koronavirus, ndërsa i pesti është kthyer prej një udhëtimi nga Londra.
Ndërkaq, njoftohet se gjendja e pacientit 63 vjeçar që po kurohet prej disa ditësh në spitalin e Patras, është rënduar konsiderohet si kritike.