Ka shkuar në tetë numri të vdekurve prej Koronavirusit në Greqi, siç bëri të ditur në konferencën e përditshme për shtyp të premten pasdite, koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, Dimitris Tsiodras.
Më herët, ndërroi jetë një burrë i moshuar që po kurohej në spitalin e Kozanit dhe vuante nga një sëmundje e rëndë.
Një tjetër i moshuar që po kurohej në spitalin "Pammakaristos" në Athinë, gjithashtu vdiq.
Ndërkohë, rastet e konfirmuara të Koronavirusit në Greqi arritën në 495,
Sipas mediave greke, që citojnë burime mjekësore, shumica e rasteve të rënda kanë të bëjnë me meshkuj të moshuar, ndërsa Koronavirusi është veçanërisht i rrezikshëm për njerëz që vuajnë nga sëmundje të zemrës, diabet, sëmundje të sistemit të frymëmarrjes dhe tumore malinje.
Vështirësia në frymëmarrje mbetet simptoma klinike kryesore, ndërsa sipas studimeve të fundit, temperatura e lartë krijon një vijë mbrojtëse të organizmit kundrejt Koronavirusit, pasi ndërlidhet me mundësi më të vogla vdekjeje.