Gjithësej 387 jane rastet me Koronavirus në Greqi, pas evidentimit të 35 rasteve të reja, siç bëri të ditur të martën pasdite zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tiodras.
Tsiodras bëri gjithashtu të ditur se një person tjetër ka humbur jetën, duke e çuar në pesë numrin e të vdekurve nga pandemia në Greqi. mosha pesatare e pesë viktimave është 68 vjeç.
11 pacientë vazhdojnë të kurohen në pavijonet e reanimacionit.
Ndërkohë, 14 qytetarë që po kuroheshin, kanë dalë nga spitali.