Greqia ka shënuar të enjten një rekord sa i përket numrit të rasteve me Covid-19, ndërsa ngarkesa epidemiologjike po rritet në mënyrë të rrezikshme edhe në zonat jugore të vendit.
Të enjten u komunikuan 6.808 raste të reja, nga të cilat 1.475 në Atikë, 1.117 në Selanik dhe 515 në Larisa.
12 raste janë evidentuar në pikat kufitare të hyrjes në Greqi.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 767.376, nga të cilët 50,8% janë meshkuj.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 42 vdekje për shkak të Koronavirusit dhe numri total i personave që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë është 16.151. 95,4% e tyre kishin sëmundje bashkëshoqëruese, ose ishin të moshës 70 vjeç e lart.