Ministria greke e shëndetësisë njoftoi se është regjistruar vdekja e parë nga Koronavirusi SARS-CoV-2. Viktima është një shtetas grek, me moshë 66 vjeç, që po kurohej në spitalin e Patras që nga 2 marsi 2020.
Paraditen e 10 marsit gjendja e pacientit u përkeqësua ndjeshëm dhe me gjithë ndërhyrjet e mjekëve, ndërroi jetë më 12 mars, në ora 03,15.
66 vjeçari ishte pjesë e grupit që kishte vizituar vendet e Shenjta dhe që pas kthimit rezultuan pozitivë ndaj Koronavisurit.