Policia greke ka sekuestruar në tre operacione të ndryshme, më shumë se 230 kg kanabis të sjellë nga Shqipëria.
Sasia më e madhe është kapur në afërsi të Volosit. Bëhet fjalë për 99,5 kilogramë që ishin fshehur në çatinë dhe dyshemenë e një furgoni, me të cilin udhëtonin dy shtetas grekë.
Të dy ata, të moshës 32 dhe 38 vjeç u arrestuan.
Nisur nga fakti se furgoni u ndalua në aksin rrugor që lidh Volosin me Selanikun, policia greke dyshon se lënda narkotike ishte futur në Greqi nga kufiri veri lindor i vendit me Shqipërinë.
Një tjetër sasi e konsiderueshme, me peshë 70,8 kliogramë, u kap në rrugën Kapshticë - Siatista.
Siç njoftohet, operacioni ishte një bashkëpunim i njësive antidrogë të Selanikut, Kozanit dhe Kosturit. Katër shtetas shqiptarë u arrestuan, në kohën që tre prej tyre po transportonin me këmbë lëndën narkotike të ambalazhuar në 68 paketa e të futur në thasë të mëdhenj.
Veç drogës policia sekuestroi 230 euro dhe 4.700 lekë. Për të njëjtën çështje policia thotë se ka identifikuar edhe kreun e grupit, një shtetas shqiptar me moshë 34 vjeç, që kishte sigurua sasinë e kanabisit në Shqipëri.
Në veri perëndim, në Sajada fare afër kufirit me Shqipërinë, u arrestua një 60 vjeçar grek, pse në makinën e tij u gjetën 21 paketa, me 66,8 kg kanabis.26 mars