Në Fletoren zyrtare të qeverisë greke është publikuar vendimi për caktimin e çmimeve të testeve për koronavirusin.
Për testin PCR, çmimi maksimal është 40 euro + 20 euro për marrjen e kampionit.
Pra çmimi përfundimtar = 60 euro.
Për testin e shpejtë, ose rapid test, çmimi maksimal 10 euro, plus 10 euro të tjerë për marrjen e kampionit.
Pra, për rapid testin çmimi caktohet në 20 euro.