Një pilot grek ka humbur jetën, pasi avioni i tij u rrëzua në jug të gadishullit të Peloponezit, në orët e para të së martës.
Avioni tip T-2 Buckley, po kryente një fluturim mësimor dhe në bord ndodheshin dy pilotë.
Të dy ata i detyruan ta braktisnin avionin duke u hedhur me parashutë, por vetëm njeri prej tyre mundi të mbijetonte dhe u gjet nga ekipet e shpëtimit.
Pas dy orë kërkimesh u gjet edhe trupi pa jetë i pilotit 39 vjeçar, baba i dy fëmijve.
Shtabi i përgjithshëm i aviacionit tha se të dy ata ishin ndër pilotët më me përvojë, me më shumë se 2.500 orë fluturime.
Por media vëren se avioni i tyre ishte nga më të vjetrit që disponojnë forcat ajrore.