Organizmi Kombëtar i Shëndetit Publik (EPDY) njoftoi se që prej ditës së shtunë është vënë në funksionim linja e posaçme telefonike me numër 1135, ku mund të telefonojë gjithkush që ka dyshon se mund të jetë prekur nga koronavirusi.
Linja telefonike funksionon 24 orë pa ndërprerje.
Për t’iu ardhur në ndihmë emigrantëve që jetojnë e punojnë në Greqi, Sekretariati i mbrojtjes civile ka publikuar fletëpalosje në gjuhë të ndryshe, mes të cilave edhe në gjuhën shqipe.