Autoritetet fiskale greke po rakordojnë situatën me siguracionet e makinave dhe që nga java fillon vendosja e gjobave për gjithë ata që i kanë automjetet të pasiguruara.
Kompanitë e siguracioneve kanë filluar ndërkaq të njoftojnë klientët e tyre që të kenë kujdes.
Kushdo që rezulton me makinë të pasiguruar do të detyrohet të paguajë gjobë, e cila varion në varësi të madhësisë së mjetit.
Vlera e gjobave
100 euro për motoçikleta deri 250 cc.
150 euro për motoçikleta nga 251 cc e lart.
200 euro për automjete deri në 1000 cc.
250 euro për automjete nga 1001 cc e lart.