Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Nea Haklidona të Athinës, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.
Policia thotë se kishte rënë në gjurmët e tyre dhe mundi të zbulonte edhe banesën që ata përdornin për magazinimin e drogës.
Nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan:
17,5 kg kanabis, rreth 1 kg kokainë, një peshore precizioni, 25 fishekë, 50 kartmonedha në euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Të arrestuarit, me moshë 33, 38, dhe 49 vjeç, u paraqitën të shtunën para prokurorit, që urdhëroi mbajtjen e tyre në paraburgim.