"Ditët dhe javët e ardhshme janë vendimtare dhe të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi individuale dhe personale. të Kujdesemi për vetveten, për familjet tona dhe sidomos të kujdesemi për grupet më të dobta të popullsisë, të ndihmojmë ata njerëz që rrezikojnë nga kjo krizë e shëndetit publik", deklaroi ministri grek i shëndetësisë, Vasilis Kikilias, të martën, gjatë vizitës në spitalin universitar të Evros në Aleksandropolis.