Në 14 shtator në Greqi do të hapet platforma për dozën e tretë të vaksinës, për personat me imunitet të cenuar, siç u bë e ditur të hënën gjatë informimit mbi planin kombëtar të vaksinimit.
Fillimisht janë 285.000 persona që do të bëjnë dozën e tretë të vaksinës.
Sipas ekspertëve, synimi është që të marrin një dozë të tretë qytetarët që nuk u influencuan nga vala e parë e vaksinimit, si dhe ata që për shkak të distancës kohore nga doza e parë tek e dyta, duhet të rinovojnë nivelin e antitrupave.
Komisioni po shqyrton të dhënat për të përcaktuar grupet e popullatës që do të duhet të marrin dozën e tretë.
Sipas komisionit, rekomandimi është që të vaksinohen për herë të tretë personat që ndodhen në qendrat e kujdesit për të moshuarit, si dhe qytetarët mbi moshën 60 vjeç.
Do të pasojnë profesionistët me ekspozim të madh ndaj virusit dhe persona me sëmundje kronike.
Sa i përket njoftimeve për pandeminë, në 24 orët e fundit u evidentuan 1.765 raste të reja, ndërsa u regjistruan 47 humbje jete.
Numri i personave të intubuar është 379, 90 për qind e të cilëve të pavaksinuar.