Ministria e shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se gjatë ditës u evientuan 38 raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 228 numrin e përgjithshëm.
Shumica e rasteve është evidentuar në Athinë. 57 persona po kurohen, ndërsa 5 prej tyre janë në reanimacion. 8 pacientë të tjerë kanë dalë nga spitali pas kurimit.
51% e rasteve kanë prekur persona që janë të moshës nga 65 vjeç e lart.
Deri më tani janë ekzaminuar gjithëej 3.400 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 228.
Koordinatori i ministrisë së shëndetësisë ka rekomanduar gjakftohtësi, si dhe shmangien e mbipopullimit më mjetet e transportit publik dhe supermerkatat. Rekomandohet që njerëzit të mbajnë distancë 2 metra nga njeri tjetrit, ndërsa mjetet e transportit publik të përdorin vetëm 50% të kapacitetit për pasagjerë.