Greqi, investime me vlerë 16 miliardë euro për katër vitet e ardhshme
Tribuna TV
24 Prill 2018
Projekte investimesh me vlerë 16 miliardë euro ndodhen në fazën e planizimit, sipas një studimi të Ligës së Industrialistëve Grekë (SEV), theksoi presidenti i kësaj Lige, Theodoros Fetsas.
Siç tha, ka një rritje të madhe të interesimit, diskutimeve dhe hulumtimeve, ndërsa ka sektorë ku mungesa e investimeve periudhën e kaluar po rehabilitohet dhe investimet e pastra në industrinë përpunuese, ato minerare, energji dhe ndërtim, po marrin një trajektore pozitive.
“Investime greke po bëhen, por ndërkaq nuk mjaftojnë për të përmbushur vakumin, nevojiten më shumë investime direkte të huaja dhe prandaj duhet të përmirësojmë në tërësi mjedisin e pritjes së investimeve të huaja”, theksoi Fetsas duke folur në konferencën për investimet, organizuar nga SEV.
Fessas u fokusua më tej në rënien e investimeve gjatë viteve të krizës. Ato u kufizuan nga 60 miliardë euro në vitin 2007, në 21,5 miliardë euro në 2017-n, ose si përqindje e PPB, nga 26% në 12,6%.
Ai theksoi se rruga e vetme është skenari për shtimin e investimeve me ritëm vjetor 15%, kështu që prodhimi i përgjithshëm i brendshëm të rritet me 4% çdo vit. Ai nënvizoi nevojën që shteti të jetë më miqësor ndaj investimeve, duke ofruar shërbimet dhe mjetet e përshtatshme për tërheqjen e tyre.
Ndaje me miqte