Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, një mashkull dhe një femër me moshë respektivisht 33 dhe 21 vjeç.
Pasi ishin vënë në survejim që kur kaluan të tokën greke, ata u ndaluan në vendin e quajtur Kompoti pranë Artës. Me ndihmën edhe të qenit të zbulimit të drogës, u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi.
Në vende të posaçme, në sedilet e pasme, në shasi, në parakolp e në portbagazh, policia zbuloi dhe sekuestroi 53,6 kg kanabis, të ambalazhuar në 52 paketa të izoluara me natriban.
Paketat ishin të lidhura me tela me qëllim që të nxirreshin me lehtë, kur mjeti të mbërrinte në destinacion.
Veç drogës, policia sekuestroi edhe mjetin që ishte në pronësi të 33 vjeçarit, si dy telefona celularë.