Greqi, arrestohet i riu shqiptar, me 17 kg kanabis
TV Tribuna
02 Gusht 2018
Një i ri shqiptar, me moshë 19 vjeç është arrestzuar nga policia greke në Sajada, fare pranë pikës kufitare të Qafë Botës.
Sipas policisë greke, operacioni ishte rezultat i bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.
Patrulla e policisë nbdaloi për kontroll mjetin që drejtonte 19 vjeçari.
Në vende të posaçme brenda mjetit u gjetën të fshehura 26 paketa me kanabis. Pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 17,5 kilogramë.
Policia greke thotë se pas hetimeve rezultoi se organizatori i trafikimit të kësaj sasie lënde narkotike është një tjetër shetas shqiptar, me moshë 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim.
Përv eç drogës dhe mjetit që ishte në pronësi të 19 vjeçarit, u sekuestrua një shumë parash prej 600 eurosh, si dhe dy telefona celularë.
Ndaje me miqte