Numri i të prekurve nga Koronavirusi në Greqi arriti në 99, njofton agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA.
Sipas agjencisë, 95 e pacienteve janë me origjinë greke dhe 4 prej tyre janë shtetas të huaj.
Dy prej të prekurve po kurohen në pavijonin e reanimacionit në spitalin e Patras dhe spitalin AHEPA të Selanikut.
Gjithë të tjerët janë në gjendje konstante dhe vazhdon monitorimi i gjendjes së tyre shëndetësore.
29 prej tyre po kurohen në Atikë, Selanik, Patra dhe Mitilini. 68 po qëndrojnë në izolim në banesat e tyre. Ndërkohë, po vazhdon procesi i testimit të kontakteve të tyre.