Greqi, 6,5 miliardë euro për të mbështetur bizneset dhe vendet e punës
TV Tribuna
04 Prill 2020
Qeveria greke ka siguruar mundësinë që të disponojë me shpejt fonde në favor të bizneseve dhe të punësuarve, pas komunikimit të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, me Komisionin Europian.
Gjatë një komunikimi me pjesëtarë të qeverisë, Mitsotakis theksoi se kërkesat që kishte shprehur në një letër drejtuar komisioneres përkatëse, u pranuan të gjitha.
Rregullat e reja që u njoftuan të premten nga KE, i mundësojnë Greqisë që të alokojë për këtë qëllim fonde me vlerë deri 6,5 miliardë euro.
Sipas analistëve, me këtë zhvillim jepet mundësia që të mbrohen vendet e punës dhe bizneset e çdo niveli dhe në të gjithë sektorët, në kohën që Koronavirusi po godet pa mëshirë aktivitetin ekonomik.