Institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Greqi do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur deri më 10 maj, në zbatim të masave kundër koronavirusit.
Zgjatja e afatit është rekomanduar nga komisioni kombëtar i mbrojtjes së shëpndetit publik nga Covid-19.
Sipas mediave vendase, është nënshkruar vendimi përkatës dhe nga momenti në moment do të publikohet në Fletoren Zyrtare.
Në të njëjtin vendim thuhet se po deri në 10 maj ndalohen edhe ekskursionet brenda dhe jashtë vendit, për arsye profilaksie.